Drogë, armë e shkopa bejzbolli, arrestohen 4 të rinjtë e rrezikshëm në Tiranë, ja emrat

Kliko per me shume info

polici-tiraneKatër të rinj, nga 19 deri 28 vjeç me armë, me shkopa bejzbolli dhe drogë u arrestuan nga policia në një lokal në Tiranë pranë rrugës së Barrikadave. Që të katër ishin me banim në Tiranë.

Në kuadrin e operacionit “Galeria” u arrestuan nga komisariati nr.3:

Kliko per me shume info

Eduart Koboçi, 19 vjeç, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një pistoletë “EKOL Tuna” i calibrit 8 mm, me një krehër me një fishek dhe një shkop metalik bejzbolli.

Gëzim Curri, 21 vjeç, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike grushti.

Besjan Kokaj, 28 vjeç, të cilit ju gjetën 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”.

Gerald Pepa, 24 vjeç, të cilit iu sekuestruan 4 doza me kanabis. Ata u konstatuan në ambientet e një lokali pranë një qendre tregtare në rrugën e “Barikadave”.

Të katër akuzohen për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here