Përplas makinën dhe bën të fortin me policët, arrestohet i dehuri me “BMW X5”

Kliko per me shume info

arrest_7Një 34-vjeçar është arrestuar sot nga efektivë të policisë së Beratit për gjashtë vepra penale.

Bëhet fjalë për Arqile Vrushaj, banues në Berat. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Largimi nga vendi i aksidentit”, ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së renidt publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Kliko per me shume info

Ngjarja

Vrushaj, ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW X5”, në gjendje të dehur kur është përplasur me mjetin Ford, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Kur është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore, ai nuk i është bindur urdhërit të tyre.

Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: një thikë (kamë), si dhe një pushkë sportive pa leje, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet hetimore në ngarkoim të 34-vjeçarit i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here