Grabitja me armë zbulon arsenalin e armëve në Shkodër, arrestohen katër të dyshuar

Aktualitet
Grabitja me armë zbulon arsenalin e armëve në Shkodër,

Burimet zyrtare bene me dije se ne vijim te nje hetimi te drejtuar nga Prokuroria e Shkodres, ne bashkepunim me Policine vendore eshte sekuestruar arsenal armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra.

Arrestohen 6 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 07.06.2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale:

-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër.

-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa përsona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete : BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar "Livadhet", ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i opetacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.

-Bekim Torishta 20 vjeç, banues në Shkodër.

-S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.

-Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta përsona në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Ne cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-6(gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar:

-2(dy) antiplumba

-305( treqind e pesë) copë fishekë model 56

-5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë

-2 (dy) krehëra pistoletë TT

-5 (pesë) skafandra motorri

-4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë

-7 (shtatë) copë fishekë model 54

-3(tre) gëzhoja model 54

-rroba me mbetje si gjaku

-8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babi i shtetasit të shpallur në kërkim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

-1(një) arme gjahu çifte

-1 (nje) pistoletë me mulli pa numër

-1(nje) armë gjahu shotgan

-1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër(xhaxhai i shtetasit të shpallur në kërkim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

- 3 arme zjarri kallashnikov,

-1(një) silenciator me ngjyrë të zezë.

- 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër ,me silenciator , pa numër

(e ngjashme me automatikun Tomson)

-2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehera me fishekë automatiku.

-7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram

-1(një) kuti me kallepë tritoli,

-10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa ,

-23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,

-190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .

ME TE LEXUARAT