Armando Sadiku shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Kliko per me shume info

sadiku-elbasanKryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, propozoi sot në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak shpalljen “Qytetar Nderi” të sulmuesit Armando Sadiku.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Sejdini tha se këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase.

Kliko per me shume info

“Propozoj Armando Sadikun për kontributet e mëdha që ka dhënë, ta shpallim ‘Qytetar Nderi’ të Elbasanit. Si një nga ambasadorët e qytetit të Elbasanit dhe më gjerë në Europë, si një përfaqësues i denjë jo vetëm i futbollit, por edhe i qytetarisë elbasanase. E bëj këtë propozim duke pasur parasysh edhe faktin tjetër që ky djalë i qytetit me korrektësinë, kontributin dhe punën e tij na ka nderuar të gjithëve”, ishte fjala e Sejdinit para këshilltarëve.

Sulmuesi nga Elbasani hyri në historinë e futbollit shqiptar pasi ndaj Rumanisë shënoi golin e parë të kuqezinjve në një Evropian futbolli.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here