Anija e rrëmbyer në Durrës, nuk dihet asgjë për fatin e Kapitenit Dhimiter Malja

Aktualitet

anija-celepiaLuan Mema, marinari shqiptar i cili u gjet në bordin e anijes “Çelepia 2” të bllokuar mesditën e së mërkurës nga Marina Egjiptiane, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do të kthehet në atdhe.

Ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Eduard Sulo, i cili në një lidhje telefonike për Top Channel ka shpjeguar faktin e vonesës në kthimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prokurorët e Aleksandrisë mbaruan procesin e marrjes në pyetje, tani po hartojnë proces-verbalin, që do t’i komunikohet në prezencën tonë zotit Mema dhe menjëherë prej andej dokumenti do të shkojë në polici, e cila do të kryejë procedurat për legalizimin dhe dërgimin e Memës në Shqipëri, sepse ai nuk ka dokumenta”, ka deklaruar Sulo.

Por pavarësisht gjetjes së anijes dhe arrestimit të marinarit egjiptian Adel Mohamed Salam, i cili e kishte rrëmbyer, ende nuk ka asnjë shenjë nga kapiteni i anijes, Dhimiter Malja.

Gjatë marrjes në pyetje marinari shqiptar Luan Mema ka deklaruar se pas daljes nga porti i Durrësit në datë 18 qershor, ai është helmuar dhe vënë në gjumë nga ana e marinarit egjiptian dhe më pas kur është zgjuar e ka gjetur veten të lidhur.

Lidhur me fatin e kapitenit Malja mësohet, nga deklarimet, se mund të ketë lënë bordin e anijes më datë 20 qershor, por duke mos dhënë më shumë detaje.

Por këto deklarime duken kontradiktore dhe pritet që Prokuroria e Egjiptit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri të nisin verifikimet për deklaratat e dhëna nga marinari Mema dhe të pritet nga pala egjiptiane versioni i atyre që ka dhënë Adel Mohamed Salam lidhur me rrëmbimin e peshkarexhës “Çelepia 2” dhe mbi të gjitha mbi fatin e kapitenit Dhimitër Malja.

ME TE LEXUARAT