Anija e rrëmbyer në Durrës, egjiptiani telefonon pronarin: Ua shita trafikantëve

Kliko per me shume info

anija-celepiaEnde ka mbetur mister fati i dy shqiptare qe dyshohet se jane pengje te nje marinari egjyptian. Ne komunikimin me te fundit me punedhenesin e tij ne Durres ai ka thene se shiti anijen 100 mije Euro kurse pengjet i ka lene te lire ne Aleksandri.

Pengmarresi egjiptian mund te jete me probleme mendore dhe dy shqiptaret peng te rrezikuar seriozisht.
Ne kete konkluzion ka arritur grupi hetimor qe po analizon bisedat e Salam me punedhenesin e tij.
Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, i cili ka marre peng anijen “Çelepia 2” dhe ekuipazhin e saj me dy shqiptar, Luan Memen dhe Dhimiter Malajn, ka komunikuar rregullisht me punedhenesin e tij, Florian Çelepia.
Ne komunikimin e pare ai i ka kërkuar 70 mije euro, ne rast te kundert do te mbyste anijen sebashku me dy marinaret.
Por, nje dite me pas marinari egjiptian ne nje komunikim tjeter ka pohuar se anijen e ka shitur per 100 mije euro disa personave per te transportuar klandestine.
Ndersa dy marinaret shqiptare, njeri prej te cileve u shfaq lidhur kembe e duar me zhinxhire e litare, do te ktheheshin ne Shqiperi.
Keto kontakte pronari i anijes, Florian Çelepia, thote se i ka patur deri dy dite me pare me marinarin egjiptian, i cili ishte i punesuar nga ana e tyre tete muaj me pare.
Te gjitha sms ashtu sikurse edhe edhe numri i cel te marinarit egjiptian i jane vene ne dispozicion prokurorise dhe policise, por deri me tani ende nuk ështe bere i mundur lokalizimi i vendodhjes se anijes.
Çelepia u largua nga porti i Durresit me dt. 18, kater dite me vone autoritetet portuale e shpallen te zhdukur.
Prej asaj dite asgje nuk dihet mbi fatin e Memes dhe te Malajt nderkohe qe familjaret e tyre vazhdojne te qendrojne dyerve te policise duke kerkuar ndihme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here