Rrahu gazetarin, Apeli liron nga burgu presidentin e “Kastriotit”

Kliko per me shume info

alban-vogliGjykata e Apelit liron nga burgu Alban Voglin, president i klubit Kastrioti, i akuzuar për dhunë ndaj gazetarit sportiv Eduart Ilnica.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e cila hoqi masën arrest me burg ndhe la të lirë Alban Voglin.

Kliko per me shume info

Ky i fundit ishte lene ne arrest me burg nga gjykata e Tiranes me 12 maj 2016. Trupa gjykuese i ka caktuar masën “arrest shtëpie” shtetasit Alban Vogli, për dhunimin e gazetarit Eduart Ilnica.

Sipas deklarates se prokurorit ne seance, gazetari ka dalë nga një bar-kafe në rrugën “Muhamet Gjollesha”  pranë rreth-rrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë kur është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar. Fillimisht ata kanë tentuar ta hipin në një automjet dhe pas kundështisë së gazetarit kanë ishtruar dhunë fizike ndaj tij.

ilnica2
Gazetari i dhunuar ne spital

Sipas kallëzimit të bërë nga gazetari, prokurori tha se mes tyre dyshohej se ishte edhe shtetasi Alban Vogli, drejtues i klubit “Kastrioti”, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka pasur si motiv qëndrimet që ka mbajtur gazetari në mendia në lidhje me dhunë në ndeshjen Korabi-Kastrioti.

Qëndrimet janë shprehur prej tij në media si dhe në profilin e gazetarit në facebook.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here