Alarmi terrorist në Bruksel, ja cfarë iu gjet të dyshuarit në trup

Kliko per me shume info

alarmi-brukselPolicia belge ka ndaluar një person që dyshohej se posedonte mjet shpërthyes afër një qendre tregtare në qendër të Brukselit të martën në mëngjes, duke nxitur kështu një takim mes kryeministrit dhe qendrës për reagim ndaj krizave kombëtare.

Por, një burim sigurie i Reutersit ka bërë me dije se i dyshuari nuk kishte në posedim eksploziv. Zona përreth qendrës tregtare “City2”, një qendër e madhe komerciale në kryeqytetin belg, është izoluar.

Kliko per me shume info

“Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në orën 5.30, që sipas të gjitha gjasave po bartte eksploziv. Ekipi ushtarak i deminimit është duke e verifikuar nëse mjeti ishte vërtet eksploziv”, ka thënë një zëdhënës i prokurorisë belge.

Qendra belge e krizave, e cila koordinon masat e sigurisë, ka thënë se është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Charles Michel, për të diskutuar për incidentin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here