Alarmi për skllavëri moderne, 300 fëmijë shfrytëzohen në Europë

Kliko per me shume info

dhune-shkolla-femijePolicia holandeze kanë ngritur shqetësimin për trafikimin dhe shfrytëzimin e të miturve për vjedhje dhe grabitje në të gjtihë europën. Zbulimi erdhi pas identifikimit të një rrejti që operon në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnjë dhe arrestimit të një cifti në Spanjë. Sipas policisë holandeze janë mbi 300 fëmijë që shfrytëzohen në të gjtihë Europën.

Policia holandeze thotë se rreth 300 fëmijë janë duke u shfrytëzuar në Europë nga banda që i detyrojnë ata të vjedhin 1 mijë euro në ditë. Autoritet kanë zbuluar katër rrjete që veprojnë në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnjë. Gjashtë fëmijë të humbur nga  Holanda u  gjetën në kushte të tmerrshme në Spanjë javën e kaluar, teksa një çift rreth të  40-ve  u arrestua.

Kliko per me shume info

Prokurorët e kosniderojnë një skallavëri moderne fenomenin me shtrirje në të gjithë botën dhe viktima fëmijë të shtresës së varfër. Operacioni filloi më shumë se një vit më parë, kur hetuesit në Amsterdam vunë re se një grup fëmijësh kontrollohej vazhdimisht nga disa të rritur. Fëmijët ishin hequr nga shkolla për të për të bërë këtë punë, pra për të grabitur dyqane dhe njerëz në rrugë ose sic ne i njohim me termin hajdutë xhepash.

Hetuesit holandeze besojnë se vajzat minorene që përodren nga adultët për vjedhje janë abuzuar edhe seksualisht ku disa prej tyre kishin mbetur shtatëzënë. Çifti i arrestuar në Spanjë mendohet të jenë pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të fëmijëve dhe pritet të ekstradohet në Holandë. Ata janë të dyshuar për trafikimin e qënieve njerëzore dhe përdorimin e identiteteve  të rreme me qëllim largimin e fëmijëve të mitur nga autoritetet kompetente.

Sipas mediave holandeze, disa nga fëmijët ishin nën mbikëqyrjen e të rinjve dhe më herët ishin raportuar si të humbur nga qendër azilkërkuesish  në Ter Apel, në veri-lindje të Holandës. Prokurori Warner ten Kate tha se kjo është maja e ajsbergut, pasi ka më shumë fëmijë në Holandë viktima të këtij fenomeni. Policia beson se fëmijët kishin ardhur nga familje të varfra në Bosnjë dhe vende të tjera të ish-Jugosllavisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here