Franca prezanton aplikacionin "alarm-sulm", për njoftime për sulmet terroriste

Teknologji

aplikacionettLajmërohu direkt me anë të telefonit në rast të sulmeve terroriste.

Qeveria franceze njoftoi sot me rastin e Euro2016 (10 qershor-10 korrik), një aplikacion që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I emërtuar ‘SAIP’ sistemi i alarmit dhe i informimit të popullatës, ky aplikacion është tashmë në dispozicion falas në gjuhën frënge dhe angleze”, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, që shtoi se ky aplikacion kompleton tërësinë e mekanizmave paralajmërues si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.

Ky aplikacion i mundëson çdokujt të lajmërohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në telefonin smartfon, në rast të një dyshimi për sulm apo ngjarjeje të jashtëzakonshme, sulmi bërthamor ose rreziku që kërcënon territorin.

ME TE LEXUARAT