Aksioni në Vlorë, kapen armë e municione pranë Pashalimanit, katër në pranga

Aktualitet

aksioni-vlorePolicia e Vlorës beri me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Oriku”, duke sekuestruar armë zjarri e municione dhe ka arrestuar 4 persona.

Sipas policise, mesohet se në pranga janë vënë 49-vjeçari Viktor Durmishaj (lindur në Fier, banues në Radhimë), 29-vjeçari Rilind Kutelaj (banues në fshatin Dukat i Ri), 23-vjeçari Xhovalin Hodo

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

(banues në Orikum) dhe 21-vjeçari Denald Hoxhaj (banues në Orikum). Këta shtetas janë arrestuar për "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Policiaka deklaruar se arrestimi i këtyre personave u bë pasi në automjetin tip Audi me targë AA124FZ, drejtuar nga shtetasi Rilind Kutelaj, duke udhëtuar në aksin rrugor nga fshati Dukat në drejtim të Orikumit, janë kapur në flagrancë buzë detit pranë vendit të quajtur "Pashaliman", duke poseduar me vete 1 pistoletë model 57 bashkë me 5 fishekë, si dhe brenda në automjet është gjetur 1 automatik model 56, bashkë me 5 fishekë, nën shoqërinë e shtetasve të tjerë të arrestuar.

Shtetasi Denald Hoxhaj, akuzohet edhe kultivim bimësh narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë narkotike kanabis sattiva me lartësi 160 cm.

ME TE LEXUARAT