Aksioni “Urgjenca” në Tiranë, bie në pranga autori i 6 grabitjeve

Kliko per me shume info

grabitja-kucoveFinalizohet operacioni “Urgjenca”, dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Policia njoftoise Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dritan Kuka, 41 vjeç, banues në Burrel.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare arrestimi i tij u bë pasi po tentonte të vidhte një shtetas, tek Konsultat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Policia tha se pas një pune të mirë hetimore të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur dhe konkretisht:

1. Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
2. Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D., në autobuzin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
3. Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
4. Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
5. Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
6. Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here