Aksioni në Tiranë, sekuestrohen detergjentë false, tre në pranga

Kliko per me shume info

Tre persona jane arrestuar diten e sotme ne Tirane ne nje aksion ku u sekuestruan sasi detergjenti te falsifikuar. Lami eshte bere me dije nga policia e cila ka thene se eshte arritur te finalizohet operacioni “Clean 2016” dhe sekuestrohen produkte të dyshuara të falsifikuara.

Sipas policise, mesohet se më datë 24.06.2016, Specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar, në bazë të informacioneve që zotëronin, se në zonën e Misto-Mames, disa persona ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm të prodhimit, amballazhimit dhe shitjes të produkteve të falcifikuara, bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

– Arben Dragani, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i policisë bashkiake, i dënuar më parë për të njejtën vepër penale.

Kliko per me shume info

– Lirie Këllëçi, 47 vjeçe, banuese në Tiranë

– Altin Hoxha, 41 vjeç, banues në Tiranë

Behet me dije se shtetasit e lartë përmendur, kishin marrë një banesë me qera në zonën e Misto-Mames, të cilën e përdornin për prodhimin e detërgjentëve dhe shampove të markave të ndryshme, si: Ace, Fairy, Mastro Lindo, Frutis, Wash & Go, Pantene, Nivea etj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• Detergjentë të markave të ndryshëm, 70 copë
• Paketim detergjentësh bosh 90 copë
• Shampo të markave të ndryshëm 270 copë
• Stampa të markave të ndryshme 5 topa
• Dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga Nenet 190/2, 288/a, 180 dhe 149/a të Kodit Penal

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here