Aksioni, digjen 1680 bimë kanabisi në Kurbin e Mirditë

Aktualitet

kanabisiAsgjësohen me anë të djegies 1680 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva si dhe sekuestrohet një pushkë model 56 në Kurbin dhe Mirditë.

Policia ka bere me dije se ne Mirditë jane gjetur 1220 bimë ndersa ne Kurbin 460 bimë dhe një pushkë model 56.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas deklarates në zbatim të planit të veprimit mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, vijon aksioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar.

Ne njoftim thuhet se me datë 16.06.2016 , nga strukturat e Komisariateve të Policisë Mirditë dhe Kurbin, asgjësohen me anë të djegies 1680 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva të mbjella në Mirditë dhe Kurbin si dhe sekuestrohet një pushkë model 56.

Konkretisht :

Në Mirditë , në fshatin Kthellë e Epër, në vendin e quajtur "Mullinjt e Lugjes" janë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 1220 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva.

Në Kurbin, në Malin e Zhejes, në vendin e quajtur "Prroi i Shehut" janë asgjësuar me anë të djegies 460 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një pushke model 56.

Sipas policise mesohet se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT