Aksident tragjik në Kurbin, vdes gruaja, arrestohet shoferi pa patentë

Kliko per me shume info

aksidenti-tr-drNjë aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kurbinit, si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga.
Drejtuesi i makinës së aksidentuar mësohet se ka qenë i pa pajisur me patentë.
Policia njoftoi se më datë 15.06.2016, në aksin rrugor të fshatrave Skuraj-Gallatë, në Kurbin, mjeti me targë MR2739A, me drejtues shtetasin Astrit Gjoka , ka humbur kontrollin nga drejtimi i mjetit duke dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në shtratin e një përroi.
Për pasojë është aksidentuar bashkëshortja e drejtuesit të mjetit shtetasia Vera Gjoka, 40 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ka gjetur vdekjen.
Burimet zyrtare thanë se drejtuesi i mjetit shtetasi Astrit Gjoka, 39 vjeç, banues në fshatin Gallatë në Kurbin , u arrestua në flagrancë .
“Nga veprimet hetimore rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi” parashikuar nga nenet 290/3 dhe 291 të Kodit Penal”, kanë bërë me dije burimet e policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here