Rrëfimi i Agonit, 18-vjeçarit shqiptar: Pse u largova për në Angli

Aktualitet

jahti-angliGazeta britanike, “The Guardian” i ka kushtuar një analizë trafikimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Një ndër gazetat më të mëdha të këtij vendi shkruan se, trafikimi i shqiptarëve drejt Anglisë po ngre shumë pikëpyetje mbi sigurinë, ekonominë ndoshta edhe qëndrimin në BE.

“Shqiptarët tashmë përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe e duket se ka politikanë dhe forca policie të kapura në befasi. Fundjavën e kaluar, 18 shqiptarë u shpëtuan në brigjet e Dymchurch në Kent kur anija e tyre nisi të fundosej. Dy javë më parë, 17 emigrantët shqiptarë u kapën në Chichester”, shkruan “The Guardian”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke marrë të dhëna zyrtare, gazeta britanike shkruan se për të kaluar nga Franca drejt Anglisë duhet të paguash 6 mijë paund. “Ne jemi duke kaluar drejt një krize të re e tani është shumë vonë për të reaguar”, ka thënë Martyn Underhill, një zyrtar i kontrollit të kufirit për “The Guardian”.

Dy nga pretendimet që nxjerrin shqiptarët që kërkojnë azil në këtë vend janë: gjakmarrja, ose hiqen sikur janë nga Kosova. Përveç detit, të dhënat për vitin 2015 tregojnë se ka një rritje me 70% të atyre që përdorin dokumente false greke dhe italiane.

Agoni, një shqiptar 18-vjeçar u trafikuar nga Spanja në Mbretërinë e Bashkuar. “Babai im kishte një problem me mafien në Shqipëri. Mafia i kërkonte babait tim të paguante një gjobë, por ai nuk kishte para. Unë kam qenë i frikësuar për jetën time, kështu që kjo është arsyeja pse unë u largova nga Shqipëria. Lash familjen time dhe u nisa për në Spanjë, të filloja një jetë të re. Kam takuar dikë në Spanjë që kishte lidhje me një grup shqiptarësh që ndihmojnë njerëzit për të shkuar në Britani të Madhe. Ju duhet t’i paguani atyre një shumë prej 6 mijë paund. Nëse ju nuk i keni këtë shumë, të thonë që të punosh për ta”.

ME TE LEXUARAT