Kapiteni i kombëtares: Loja e mirë nuk mjafton, të fitojmë me Rumaninë!

Kliko per me shume info

ansi-agolliNë mungesë të Lorik Canës, Ansi Agolli ishte kapiten i kombëtares në ndeshjen me të rëndësishme të Evropianit. I përlotur, ai shpreh keqardhjen për mënyrën se si humbëm, 2 minuta nga fundi. Pavarësisht se kemi bërë një lojë të mirë, Agolli mendon se kjo nuk mjafton dhe kërkon që të fitojmë në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, sidomos pjesën e parë kur nuk i lamë shumë hapësira kundërshtarit. Në 45 minutat e para nuk kishin ndonjë rast të mirë për të shënuar. Në pjesën e dytë duhej të ishim treguar pak më të ashpër në mbulimin e kundërshtarit. Më vjen keq sepse kemi dhënë shumë, ndoshta më shumë se ç’kemi. Pak fati e pak përqendrimi. Rumania? Nga e enjtja do fillojmë përgatitjen për ndeshjen e fundit. Duhet ta fitojmë, pasi vetëm loja e mirë nuk mjafton”, tha Agolli pas ndeshjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here