A i motivoi De Biasi djemtë e kombëtares me këtë video madhështore?

Kliko per me shume info

Trajneri Gianni De Biasi njihet si një motivues i spikatur i lojtarëve të tij. Ai është një psikolog i vërtetë në marrëdhëniet me lojtarët, ndërsa e ka dëshmuar tashmë veten edhe taktikisht, në mjaft raste, si edhe në “Euro 2016”.

60-vjeçari nga Sarmede mbahet mend për letrën që u shkroi lojtarëve kuqezinj para ndeshjes së parë në krye të tyre, por edhe në raste të tjera. Kjo është një mënyrë për t’i ndërgjegjësuar të tijtë për përgjegjësinë e madhe që kanë mbi supe, duke ngulmuar se kombëtarja shqiptare përfaqëson një komb të tërë, nën një flamur.

Por, a e dini se çfarë ka bërë para duelit me Rumaninë, të cilin tanët e fituan 1-0, falë golit të Armando Sadikut? Ai i ka vendosur lojtarët para një ekrani, jo për t’u sqaruar lëvizjet taktike, apo gjëra të këtij lloji, por për të parë një video të titulluar: “Kështu na kanë trajtuar”, ndërsa mbyllej me prologun: “Falë jush, Europa na shikon si të barabartë”.
Më pas, videon në fjalë e ka hedhur edhe në faqen e vet në Facebook, duke i konverguar të gjitha energjitë e faktorët; të lojtarëve në fushë, të tifozëve në tribuna, të mbarë shqiptarëve në botë, në suksesin historik ndaj rumunëve, që na mban ende në lojë për t’u kualifikuar më tej.

Kliko per me shume info

Sikurse shihet në video, përmbajtja e saj është shumë emocionuese. Një përmbledhje momentesh të historisë së popullit tonë, sa të dhimbshme, aq edhe emocionuese e motivuese. Duke “prekur” disa nga pikat më të nxehta në historisë së Shqipërisë, trajneri De Biazi ka ndezur shpirtin luftarak, të qëndresës së mosnënshtrimit të shqiptarëve ndër shekuj. Çka u pa te “luanët” kuqezinj në stadiumit e Lionit, të cilët fituan dhe bënë krenar një komb të tërë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here