Parashikimi i motit për ditën e sotme 5 Qershor 2016

Kliko per me shume info

moti4Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit por mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore veriore dhe verilindore duke rrezikuar shira afatshkurtra.
Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike edhe në zonat malore duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here