300 SMS erotike, proçedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Beratit Shyqyri Çobo

Kliko per me shume info

shyqyry-cobo-gjyqtariMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani njoftoi se ka nisur proçedim disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit të Beratit, Shyqyri Çobo, i motivuar për shkak të akteve dhe sjelljeve që cënojne rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit.

Proçedimi eshte njoftuar një ditë pasi Çobo u pezullua nga detyra e gjyqtarit me vendim gjykate për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Kliko per me shume info

Kallëzuesja është një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T për krijimin e një lidhjeje intime.

E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Sipas prokurorisë gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here