Zgjedhjet, PS përzgjedh emrat e kandidatëve në bashkitë Fier e Lushnje

Politikë

kanddatet-psssPartia Socialiste perzgjedh kandidatet per Bashkine e Fierit dhe te Lushnjes. Mbremjen e te premtes eshte mesuar se Ervin Koçi, Armando Subashi dhe Xhavit Bushi janë tre emrat e bazës së Partisë Socialiste në Fier për kandidatë të Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Në takimin me bazën në qytetin e Fierit gjatë propozimeve për kryetar Bashkie ishte dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Lushnje, pasditen e se premtes në mbledhjen e PS janë propozuar emrat për Bashkinë e Lushnjës dhe Divjakës.

Për Lushnjën propozohen Arben Cuko, Fatos Tushe, Bujar Cela dhe Astrit Xheka. Ndërsa për Divjakën propozohet të rikandidojë Alfred Kokoneshi.

ME TE LEXUARAT