Taulant Xhakës i del një gjë e frikshme në dhomë, trembet nga një "përbindësh"

Soft

taulant-xhaka2015Shkëlzen Gashi ka menduar t’ia punojë shokut të tij të skuadrës, Taulant Xhakës. Sulmuesi i Colorado Rapids ka vendosur një maskë në fytyrë (djalli me brirë) dhe ka shkuar e ka trokitur në dhomën e Xhakës, pastaj është fshehur aty pranë.

Taulanti ka hapur derën dhe ka dalë për të parë se kush është, por ballë për ballë nuk ishte askush.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka bërë pak hapa përpara dhe është ndeshur me sulmin e “djallit” Gashi, që kishte në fytyrë maskën e një përbindëshi.

Në momentin e parë, Xhaka është trembur, ndërsa Gashi ia ka plasur të qeshurës me të madhe, duke i bërë  kështu një “surprizë” të veçantë bashkëlojtarit të kombëtares. Videoja që tregon këtë moment është hedhur në Facebook nga vetë Shkëlzen Gashi, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij shumtë.

ME TE LEXUARAT