Vritet njëri nga rekrutuesit kryesorë për IS-in

Bota

rekrutuesi-isisNjë shtetas australian, i cili dyshohet se ka qenë në mesin e rekrutuesve kryesorë për grupin militant Shteti Islamik, është vrarë në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara në Irak.

Prokurori i përgjithshëm i Australisë, George Brandis, ka thënë se Neil Prakash është vrarë në Mosul më 29 prill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brandis ka thënë se Prakash ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në rekrutimin e terroristëve, duke u shfaqur në videot propagandistike të Shtetit Islamik, dhe se ka pasur lidhje me disa komplote terroriste në Australi.

Brandis ka thënë se Prakash po ashtu ka inkurajuar sulme në Shtetet e Bashkuara.

“Edhe pse duhet të gëzohemi nga ky lajm, sepse Prakash ka qenë australiani më i rrezikshëm që kemi njohur, ne nuk duhet të vetëkënaqemi sepse ky nuk është fundi i luftës kundër Shtetit Islamik”, ka thënë Brandis.

Kanbera ka nisur fushatë të gjerë kundër terrorizmit qysh në fund të vitit 2014.

Autoritetet kanë kryer një sërë bastisjesh anti-terroriste, duke arrestuar disa njerëz nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste në Australi dhe se janë përfshirë në luftën e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

ME TE LEXUARAT