Vrasja e shqiptarit në Rimni, flet gruaja: Autorët s'dua t'i vras, por duhet të kalben në burg

Aktualitet

PETRIT-NIKOLLIKanë kaluar 3 ditë nga vrasja e shtetasit shqiptar, Petrit Nikolli, 42 vjeç në provincën e Riminit të Italisë. Në lidhje me këtë vrasje u arrestuar 3 autorët e krimit, burri, vjehrri dhe kunati i mbesës së 42-vjeçarit.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe bashkëshorjtja e tij në një intervistë mediatike ku ka rrëfyer të vërtetën e saj mbi shkaqet e rrethanat e kësaj vrasjeje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima Petrit Nikolli 42 vjeç, me profesionin hidraulik, babai i 3 fëmijëve e në pritje të fëmijës së katërt u qëllua për vdekje me pistoletë, natën e 25 majit, në provincën e Riminit.

Ndërkohëpolicia italiane bën medije se motivi i vrasjes qe marrja në mbrojtje e mbesës së tij, e keqtrajtuar nga bashkëshorti e familja e tij. Autorët e arrestuar të këtij krimi janë Lek, Edmond e Altin Preci.

Bashkëshortja e Petrit është shprehur se nuk i intereson asgjë nga Kanuni.

“Ne jetojmë prej më shumë se 20 vite në Itali e ashtu si Petriti nuk besojmë më në të. Mbesa e Petrit e kishte vendosur të largohej nga familja e burrit e bashkëshorti im ishte krenar për zgjedhjen e saj. Madje ai përpiqej t’i mësonte vajzës tonë 15-vjeçare se një grua nuk duhet të jetë kurrë e nënshtruar”, ka rrëfyer Ermelinda.

Më pas ajo ka shtuar: “Një natë para ngjarjes, mbesa e telefonoi Petritin e i kërkoi të vinte në Rimini e ta marri pasi kishte vendosur të mos jetonte më atje. Petrit ishte i kënaqur, pasi e dinte se në familjen e burrit e keqtrajtonin. Prej kohësh mbesa na kishte treguar se familja e burrit e kërcënonte se do ta vriste bashkë me familjen, vëllanë e babanë. Petritin e kërcënuan se do ta  vrisnin ditën që shkoi në Rimini për të marrë të mbesën, por ne nuk besonim se do të arrinin deri këtu”.

Për sa i përket 3 autorëve të vrasjes së bashkëshortit Ermelinda Fusha shprehet se ndaj tyre provon vetëm urrejtje, “Nuk dua t’i vras por duhet të mos dalin më nga burgu. Të tre e të kalben aty brenda. Ata nuk kanë reaguar në mënyrë impulsive në një moment zemërimi, ata e kanë planifikuar vrasjen e burrit tim, Kanë bërë kilometra e kilometra rrugë nga Milano deri në Rimini për ta vrarë.”

Mbi natën e ngjarjes ajo kujton se e kishte telefonuar disa herë Petritin por nuk i përgjigjej, e preokupuar i kishte telefonuar babait e vëllait të saj që jetojnë po në provincën e Riminit. Ata i kishin thënë se “Petriti vdiq!”

“Vrapova drejt vendngjarjes. Petriti i kishte sytë mbyllur, e m’u duk se për një çast i hapi… i mata pulsin ishte i ftohtë akull. Infermierja më tha se Petriti ka vdekur!”, rrëfen Ermelinda.

Ajo është shtatzënë në muajin e 6 me fëmijën e katërt e tregon se sapo ka bërë një vizitë mjekësore për të kontrolluar se edhe pas kësaj drame e tronditje shpirtërore, gjendja e fëmijës në bark është normale.

Ndërsa për 3 fëmijët e tjerë të tyre, Ermelinda rrëfen se vetëm vajza 15-vjeçare di çfarë ka ndodhur, ndërsa 2 djemtë e vegjël jo. “Deri sa janë ende të vegjël, kur t’u rrëfej mbi vdekjen e babit të tyre, shkakun do ta lidh me sëmundjen, thotë ajo, e kur të rriten do t’u tregoj të vërtetën”, përfundon intervistën bashkëshortja e viktimës.

ME TE LEXUARAT