Zbardhet krimi, ish-kryeplakun në Durrës e vranë dy djemtë dhe gruaja

Aktualitet

vrasja-durres16Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e ish-kryeplakut të fshatit Manëz në Durrës, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur më 18 mars të këtij viti. Sipas bluve të qytetit bregdetar, Mirosh Djaloshi 54 vjeç dyshohet se është vrarë nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Kështu, janë ndaluar autorët e dyshuar Arban Djaloshi 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, F. Djaloshi 16 vjeç, vëllai i Arban Djaloshit dhe Bardhe Djaloshi 46 vjeçe. Policia thotë se motivi i vrasjes ka qenë për konflikte familjare, por nuk jep informacione të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

54-vjeçari Mirosh Djaloshi u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, i goditur me sende të forta në kokë. Ai u konstatua në mëngjes nga familjarët e tij, të cilët njoftuan policinë. Por, hetimet zbuluan se ish-kryeplaku mund të jetë vrarë pikërisht nga familjarët e tij.

ME TE LEXUARAT