Vrasja në Tiranë, policia: Viktimës Elton Çiçaj iu gjet armë në brez

Aktualitet

lokali-vrasjaZbardhen detaje mbi atentatin e mbrëmshëm në kryeqytet, ku mbeti i vrarë më 2 plumba në kohë, 36 vjeçari Elton Imeri.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, pas grabitjes së prindërve të viktimës, në 31 mars të 2015 në Tepelenë, me të dyshuar kryesor Roberto Ramën dhe Ervis Imerin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas hetuesve ky fakt i tillë përforcohet akoma më shumë, pasi 36-vjeçarit të ekzekutuar iu gjet një pistoletë, ç'ka tregon se ai mbrohej.

Autori pasi ka qëlluar Elton Çiçajn, është larguar në drejtim të Komunës së Parisit.

Në momentin e krimit, Çiça ndodhej në tavolinë sëbashku me 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve gazetari S. K dhe një polic.

ME TE LEXUARAT