Arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Lushnjë, ja emrat

Aktualitet

hajdut-560x300Policia e Lushnjes ka arrestuar tre të rinj, mes tyre dy vëllezër, të cilët nën kërcënimin e armëve kryenin vjedhje të ndryshme.

Në pranga kanë rënë Doald Zako, 22 vjeç dhe Saimir Zako, 21 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje. Gjithashtu, u bë edhe ndalimi i 29 vjeçarit Indrit Zako pasi akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, këta persona janë autorë të disa vjedhjeve të kryera në fshatin Krutje. Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri model 56 si dhe sendet e vjedhura.

Të dy vëllezërit Doald dhe Saimir Zako rezultojnë të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT