Thellohet përplasja, Veliaj kallëzon penalisht gjyqtarin Qafa

Politikë

veliaj2015Bashkia e Tiranës dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, për konflikt interesi lidhur me gjykimin e çështjes së kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit Artificial.

Përmes një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës bën të ditur se gjyqtari ka lidhje të ngushtë me kompaninë “Gener 2” dhe dyshon se gjyqi në fjalë është i montuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është fakt se gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Është fakt se në 31 Mars 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e ka kallëzuar z. Qafa në prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Këto dy prova të pakundërshtueshme janë më se të mjaftueshme që, së pari, gjyqtari në fjalë të përjashtohet menjëherë nga trupi gjykues i çështjes, dhe së dyti, Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim të hollësishëm për ndjekje penale ndaj tij.

Bashkia e Tiranës është e vendosur ta ndjekë deri në fund çështjen për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit, por njëkohësisht është e bindur se kjo çështje nuk mund të gjykohet as nga të afërmit, as nga ortakët e kompanisë “Gener 2””, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

ME TE LEXUARAT