Urimi i veçantë i Kreshnik Spahiut: Krishti u ringjall, papunësia në hall!

Politikë

spahiuuKryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, uron me anë të një mesazhi të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve. Spahiu uron që kjo ditë të prekë edhe ndërgjegjen e prishur të Kryeministrit Edi Rama, që gjithashtu është ortodoks.

Ja urimi i Kreshnik Spahiut:   “Krishti u ringjall, papunësia në hall” 1 Maji ditë shprese dhe revolte. 1 Maji ringjall besimin në mijëra shqiptarë. Pashkët me ringjallje por qeveria me tallje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Udhëzimet e Krishtit për punë, harmoni, ndershmëri, miqësi, paqe sa shpejt janë harruar. Gëzuar pashkët në SHQIP për ju mijëra besimtarë shqiptar me urimin se papunësia dhe mjerimi juaj së paku në këtë ditë do prek ndërgjegjen e prishur të kryeministrit tonë ortodoks.

Zoti qoftë me ju në këtë ditë të ringjalljes pasi 364 ditë të tjera shpresa juaj u venit dhe premtimi kurrë nuk RILINDI… Zoti, shqiptarët i bekoftë dhe të paudhët i mallkoftë Gëzuar!

ME TE LEXUARAT