Tritoli në derë, reagon ish-drejtori i Postës: Nuk ishte për mua, as për djalin tim

Aktualitet

naaaaIsh-drejtori i Postës në Peshkopi, Naim Kaçorri, ka reaguar pas njoftimeve për shpërthimit e tritolit në derën e tij në mesnatë:

“Tritoli nuk ishte as për mua, as për djalin tim në Spanjë, – ka thënë ai. – Ne nuk kemi konflikte.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve jozyrtare nga Policia, tritoli që shpërtheu në orët e para të ditës së sotme në një pallat në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë të Re i ishte vendosur banesës së Naim Kaçorri, ish-drejtor i postës së Peshkopisë.

Kaçorri mësohet se ka një djalë në Spanjë dhe ngjarja ka lidhje me aktivitet të dyshimta të djalit të tij. Të njëjtat burime thanë se, janë duke marrë dëshmitë e personave, ndërsa pritet informacione edhe nga Spanja për të parë aktivitetin e djalit të ish-drejtorit të postës së Peshkopisë.

Policia thotë se një grua është lënduar nga forca e shpërthimit dhe ka shpëtuar mirë pasi e ka ruajtur dera, ndërsa ka dëme materiale.

Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Të njëjtat burime thonë se nga shpërthimi është dëmtuar edhe ashensori i pallatit, dyer e dritare.

Ndërkohë pak orë pas vendosjes së sasisë së eksplozivit në pallat, policia ka sekuestruar kamerën e një pallati që ka mundur të fiksojë momentin e vendosjes së eksplozivit.

Në kamera duket një person i maskuar, i veshur me të zeza, i cili vendos afër banesës së Naim Koçarit një sasi lende eksplozive të tipit tritol, të lidhur me një fitil. Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi.

Në momentin e shpërthimit në korridor ka qenë dhe një banore e pallatit e cila nga forca shpërthyese është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje pronarin e banesës ku iu vendos tritoli, i cili ka deklaruar të mos ketë konflikte me asnjë person. Po ashtu janë pyetur edhe banorët e pallatit.

Tritoli në "zemër" të Tiranës, ja kush ishte shënjestra e autorëve

Tritoli që shpërtheu në orët e para të ditës së sotme në një pallat në rrugën Margarita Tutulani në Tiranë të Re i ishte vendosur banesës së Naim Koçarit. Policia thotë se një grua është lënduar nga forca e shpërthimit dhe ka shpëtuar mirë pasi e ka ruajtur dera, ndërsa ka dëme materiale.

ME TE LEXUARAT