Trafik droge nga Shqipëria, 11 të arrestuar në Sicili, pesë në kërkim

Aktualitet

shqiptari-itali15Policia e Catanias, në Siçili, njoftoi se ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar trafikimi drogash të llojeve të ndryshme, të sjella nga Shqipëria. Sipas policisë, në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim; mes tyre edhe anëtarë të disa familjeve mafjoze siçiliane, si ajo e njohur e Santapaolas.

Hetimet kanë nisur në vitin 2013, dhe gjatë procesit është zbuluar se në bashkëpunim më një grup shqiptarësh janë sjellë në Itali sasi të mëdha drogash, duke përdorur për transport peshkarexhat italiane. Nëpërmjet një linje autobusësh, nga Italia mbërrinin në Shqipëri paratë e drogës.

Hetimet janë përqëndruar në portin e Durrësit, nga ku niseshin peshkarexhat me marijuanë, duke ndjekur rrugë detare që preknin dhe Greqinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga Shqipëria duket se vinin edhe skedat telefonike të reja, që përdoreshin për periudha të shkurtra për komunikimin mes anëtarëve të organizatës.

Mendohet se në Itali janë trafikuar mbi katër ton droga të ndryshme në këtë mënyrë, me fitime rreth 16-18 milionë euro.

Akuza për anëtarët e organizatës është jo vetëm trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, por rëndohet për bashkëpunim me mafjen.

ME TE LEXUARAT