Arrestohet në Tiranë i kërkuari për trafik droge

Aktualitet

policia-tiraneNjë person në kërkim për trafik droge është arrestuar në Tiranë. Burimet zyrtare nga policia kanë thënë se specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kanë bërë ekzekutimin e urdhër -ndalimit  për shtetasin  Alsi Koçi, 25 vjeç,  banues në Tiranë.

Arrestimi i tij, sipas policisë është bërë pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 54, datë 05.05.2014, e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale  “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22, të Kodit Penal.

Alsi .L. Koçi u ekstradua nga Gjermania, si person deportiv dhe në Rinas është ndaluar nga Policia Kufitare  pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT