Itali, klienti vret me thikë prostitutën shqiptare më pas tenton vetëvrasjen

Aktualitet

italiNjë 30 vjeçare shqiptare e cila ushtronte prostitucion është vrarë me thikë nga klienti i saj italian 50 vjeç.

Krimi ndodhi në banesën e viktimë në një pallat të vogël me nr 501 në rrugën Kremona, në periferi të Pavias, mbrëmjen e së hënës, 9 mars, pas orës 22:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kanë hyrë të dy në dhomën e gjumit dhe janë zhveshur diçka duhet të ketë shkuar gabim, pasi 50 vjeçari Carmine Losio resident në Canneto Pavese ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar në drejtim të gruas. Më pas ka tentuar ti japë fund jetës së vet me të njëjtën thikë.

Ka qenë një fqinje e pallatit e cila telefoni 113, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes. Në pamundësi për të hyrë në banesë për shkak të derës së blinduar, forcat zjarrfikëse janë detyruar të hyjnë nga dritarja.

E reja është gjetur e vdekur dhe pa jetë në dhomën e saj të gjumit. I shtrirë më pas në krah të saj agresori, tërësisht nudo dhe me plagë thike në qafë dhe në gjoks. Më pas 50 vjeçari është dërguar në spitalin San Matteo të Pavias. Corriere della Sera shkruan se 50 vjeçari i cili jetonte vetëm me të ëmën e moshuar ka pasur probleme mendore në të kaluarën

ME TE LEXUARAT