Shukri Xhelili tentoi të mbytej në rezervuar pas publikimit të videoskandalit

Aktualitet

xhelili-shukriPas bërjes publike të videos së skandalit seksual, kryebashkiaku Shukri Xheli ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar në Dibër.

Këtë fakt, Xhelili e ka pohuar para oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ish-kryebashkiaku iu ka treguar atyre se ka qënë pikërisht bashkëshortja e tij që e ka ndaluar këtë gjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste,” mësohet t’u ketë thënë Xhelili, oficerëve të policisë.

Të njejtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë është caktuar që në dhomat e paraburgimit të qëndrojë i vetëm.

Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar dhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush përveç familjarëve. “Xhelili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim,” thanë për GSH, burime konfidenciale.

ME TE LEXUARAT