Tmerr në Greqi, shqiptarja dërgon djalin 5 vjeç të kënaqë epshet seksuale të priftërinjve!

Aktualitet

prift-grek-640x399Një histori drithëruese ka rrëmbyer vëmendjen e shumicës së mediave greke këto ditë, me daljen në dritë të një skandali, ku përfshihet edhe një shqiptare, e cila akuzohet se dërgoi djalin e saj 5 vjeç për të përmbushur epshet seksuale të një prifti. Skandali po ndiqet prej vitit 2014 nga “Fonirodopis”, por dje gjeti jehonë edhe te “Protothema”, “Zoungla”, etj., të cilat publikuan dëshminë tronditëse të vogëlushit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, pranë kufirit me Shqipërinë, ku në qendër është një çift shqiptaro-grek, fëmija e dy dhe dy priftërinj. Babai grek akuzon të shoqen shqiptare, Ana.S, me të cilën ka 3 fëmijë, se më 10 korrik të vitit 2014, ajo mori 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe u kthye në 01.00 të mëngjesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën tjetër, gjyshja e fëmijës vëren se nipi ishte shumë i trishtuar dhe i heshtur. Kur ajo e pyet atë se çfarë ka, përgjigjet se “ishim tek ai plaku që më prekte, por nëna më goditi kur unë i thashë se nuk doja”. Më 14 korrik, katër ditë pas incidentit, gjyshja dhe babai i fëmijëve kërkuan nënën vazhdimisht, por u tha se ajo ishte larguar në Shqipëri.

Më 18 korrik, Ana S. sulmohet, ndërsa ishte në gjumë. Më pas u largua në Shqipëri, pasi kallëzoi penalisht të shoqin për dhunë dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në Greqi. Më 28 gusht gjykata dërgoi një urdhër, sipas të cilit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpinë e çiftit, së bashku me nënën e tyre. Babai i kërkon gjykatës të marrë në konsideratë episode dhe u shpreh se fëmijët nuk e duan nënën. Mediat greke publikuan edhe dëshminë tronditëse të djalit 5 vjeç.

Mes të tjerave ai shprehej se “plaku më puthi në gojë dhe unë e kundërshtova, por mami më qortoi dhe më goditi. Pastaj më mbylli në një dhomë dhe unë bërtita”. Në fund të dëshmisë thuhej se prifti kishte tentuar të merrte seks oral prej vogëlushit, por ai ishte larguar me vrap, ndërsa thekson kërcënimin se prifti “do ta vdiste në dru” nëse fliste. Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh. /Gazeta Shqip

ME TE LEXUARAT