''Euro 2016'' me siguri të lartë! Angazhon 90 mijë trupa sigurie

Bota

france-rusiMinistri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuvem, bëri sot me dije disa nga masat që do të marrin autoritetet franceze në kuadër të “Euro 2016”-s.

Mësohet se mbi 90 mijë policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë do të shpërndahen në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë ditëve të Evropianit, nga data 10 qershor deri më datën 10 korrik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 2.5 milionë spektatorë pritet të ndjekin 51 ndeshjet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Francës. "Një ngjarje e tillë e veçantë, në rrethana të jashtëzakonshme, kërkon masa shtesë të sigurisë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Parisi vijon të jetë ende në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste të Parisit, që më 13 nëntor lanë të vrarë 130 persona.

ME TE LEXUARAT