Shqiptarja vret gruan me të cilën jetonte në Itali, ja emri i saj

Aktualitet

polici-italiNjë shqiptare 53-vjeçare është arrestuar nën akuzën e vrasjes nga policia e Peruxhias në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptarja e identifikuar si Renata Kette, është autorja e vrasjes së 72-vjeçares italiane ne origjinë hebreje, Daniela Pacifici. E moshuara u gjet e vdekur në banesën e saj dhe paraprakisht dyshohet se është rrëzuar qëllimisht në shkallët e brendshme të banesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarja Renata Kette jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe ishte mike e ngushtë me vajzën e viktimës, e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e pashërueshme.

Pas vdekjes së saj, Renata ka jetuar me viktimën duke e ndihmuar në këtë mënyrë të moshuarën.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje dhe për momentin 53-vjeçarja shqiptare nuk ka pranuar të flasë, por për policinë, dyshimet janë të forta që është pikërisht ajo autorja e krimit.

ME TE LEXUARAT