Itali/ Shqiptarët nuk harrojnë traditat, therin delen në oborr, por ja si e pësojnë

Aktualitet

pecora-giardinoTherja për festa e kafshëve në oborrin e banesave private është një zakon i përhapur në çdo cep të Shqipërisë, por për një veprim të tillë në Italinë fqinjë, një çift shqiptarësh është shoqëruar në polici.

Dy ditë para Pashkëve, në oborrin e një familjeje shqiptare (të përbërë nga prindërit dhe dy vajza) në Arquà Polesine (Itali), fqinjët panë të varur në pemë një dele të therur, të cilën gruaja e shtëpisë po e pastronte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, kjo pamje ka alarmuar fqinjët italianë, të cilët lajmëruar policisë.

Karabinierët, pasi mbërritën në banesën e shqiptarëve, shoqëruan çiftin në komisariat, të cilët do të përgjigjen për shkeljen e standardeve sanitare për tjerrjen e kafshëve në banesë, shkruajnë mediet lokale.

ME TE LEXUARAT