Itali, gjykata rrëzon akuzat, lirohen dy shqiptarët e akuzuar për lidhje me ISIS

Aktualitet

alban-elezi-kavaje-isisGjykata e Brescia-s në Itali ka hedhur poshtë për herë të dytë akuzat për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve në radhët e ISIS, ndaj shqiptarëve Alban dhe Elvis Elezi.

Vendimi u dha pas kërkesës për rishikimin e çështjes.

Sipas vendimit te dhene nga ana e Gjykatës, nuk ka elementë të mjaftueshme që provojnë se Alban dhe Elvis Elezi kanë rekruatuar persona në rradhët e ISIS dhe se as nuk kanë pasur lidhje me persona që kryejnë rekrutime për Shtetin Islamik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë vendim te dhene nga ana e gjykates, hidhen poshtë edhe pretendimet e prokurorisë italiane.

Nga ana tjeter behet me dije se edhe vetë shqiptarët nuk kanë pranuar se kanë pasur lidhje me militantë të Shtetit Islamik.

Alban Elezi, raportojnë mediat lokale, i cili është dëbuar për në Shqipëri mbetet i lirë, së bashku me nipin e tij Elvisin, që aktualisht jeton në Itali.

Pasi i kishte arrestuar ata policia italiane nuk gjeti prova dhe i kerkoi Shqiperise nese kishte ndonje prove ne lidhje me dyshimet e akuzat qe ishin ngritur ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT