Sherri me rumunët për prostitutat nxjerr në shesh bandën shqiptare të drogës

Aktualitet

policia-italiNjë bandë e trafikut të drogës është goditur nga policia italiane duke prangosur 4 shqiptarë dhe një italian dhe ka shpallur në kërkim të tjerë pjesëtarë të rrjetit.

Sic shkruajnë mediat italiane, të arrestuarit janë Fejzulla Florian, që njihej si Flori, 28-vjeç; Sinan Kekaj, njohur si Simon 37-vjeç, Emirel Lushi, njohur si Leka dhe Luan Rushiti, njohur si Leone.

Ata sipas policisë janë përgjegjës për menaxhimin dhe shpërndarjen e kokainë në Frosinone të Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia fillimisht ka nisur hetimet për një sherr të dhunshëm të nisurmes dy grupeve "rivale" dhe më pas ka rënë në gjurmët e trafikut të drogës.

Sherri pas hetimeve rezultoi të ishte për prostitutat që ishin nën menaxhimin e grupit të rumunëve në zonë, e që duket se shqiptarët donin t’i kishin edhe ato nën shfrytëzimin e tyre.

Nga hetimet e Policisë, mësohet se në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë edhe 3 shqiptarë të tjere, të cilët janë kthyernë Shqiperi.

ME TE LEXUARAT