Ikën nga arresti shtëpiak dhe bën sherr në Burrel

Aktualitet

poljeeNjë 21-vjeçar me arrest shtëpie u riarrestua sërish pasi u largua nga banesa dhe qëlloi me sende të forta një 24-vjeçar në Burrel.

Më datë 04.05.2016 nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi: Eneo Pasha, 21 vjeç, banues në Burrel, i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale. Aktualisht ishte me mase sigurie “Arrest Shtepie”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin, F.N, 24vjeç, banues në Burrel.

Ndërkaq, u proceduan penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit, e përfshirë në këtë konflikt L.LL, 25 vjeç, banues në Burrel dhe A.D, 21 vjeç, banues në fshatin Gjalishë, Burrel. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll, 21 vjeç, banues në Burrel i përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” në ngarkim të Eneo Pasha, dhe veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasit L.Ll.

ME TE LEXUARAT