Seks për vendin e punës, kryebashkiaku në polici, Lu: Krim skandaloz

Aktualitet

xhelili-ramaPas vendimit nga Qeveria  për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili i cili një ditë më parë u bë protagonist i një videoskandali seksual, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Dibrës dhe pritet që të ndiqet penalisht për akuzën e "Shpërdorimit të Detyrës".

Shkarkimi ka ardhur pasi është konstatuar shkelje e rëndë dhe është firmosur nga kryeminstri Edi Rama si dhe disa prej ministrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme, nga qyteti i Fierit edhe ambasadori amerikan Donald Lu e ka komentuar si krim skandaloz videon e kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

'Kjo i detyron kryetarët të jenë më të kujdesshëm"-tha Lu në një prononcim të shkurtër për gazetarët në kohën që u prit nga kreu i Bashkisë Armando Subashi.

Pas marrjes së vendimit nga Qeveria për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili i cili vetëm një ditë më parë u bë protagonist i një videoskandali seksual, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Dibrës dhe pritet që të ndiqet penalisht për akuzën e "Shpërdorimit të Detyrës".

ME TE LEXUARAT