Rita Ora i jep fund thashethemeve për Jay Z e Beyonce

Showbiz

rita-beyonceRita Ora ka hedhur edhe njëherë poshtë thashethemet se mes saj dhe Jay Z ka patur një flirt.

24-vjeçarja ka postuar një “selfie” në rrjetin social “Snapchat” me Beyonce, duke e quajtur atë “familje”, teksa të dyja ato kanë qenë të pranishme në ceremoninë e “Met Gala”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm pak ditë më parë, Rita u detyrua të bënte një status në rrjetin social “Twitter”, duke sqaruar fansat se ajo nuk ishte “Becky me flokët e bukura” dhe se gëzonte një respekt të madh për Bey.

Ishte një foto e këngëtares me origjinë shqiptare, e cila kishte veshur një pale recipeta sipër të cilave ishte dizenjuar figura e limonit, ajo që bëri fansat të shpërthenin në ofendime, duke dyshuar si ishte ajo femra që Jay Z kishte tradhtuar Beyonce.

ME TE LEXUARAT