2 raste urgjente! Ja për çfarë telefonohet policia në Skoci

Soft

merimangeNë Skoci njerëzit telefonojnë policinë për t’u ardhur në ndihmë për gjera që s’kanë lidhje me punën e tyre. Kërkesat e tyre janë sa të çuditshme, po aq dhe komike.

Policia e këtij vendi ka publikuar dy video, ku dëgjohen telefonata të ndryshme që i humbasin kohën kot efektivëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një grua ka telefonuar policinë për të parë nëse ata mund të hiqnin një merimangë të madhe nga shtëpia e saj. Ajo u kishte thënë efektivëve se e kishte kapur atë, por kishte frikë të shkonte të flinte.

Ndërsa një burrë ka marrë në telefon policinë për ta pyetur se sa i gjatë është. Pasi i kanë thënë se nuk mund të shkojnë se nuk është një punë e tyre, ata e kanë pyetur për emrin. “Nuk do ju them emrin tim, pasi po më bëni edhe idiot”, është përgjigjur ai.

Policia skoceze u bën thirrje njerëzve që të mos telefonojnë për arsye që nuk kanë lidhje me punën e tyre.

ME TE LEXUARAT