Rama thumbon amerikanët: Disa kryetarë dhomash …!

Politikë

rama-ambasadoretKryeministri Edi Rama thumboi sërish kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë teksa u shpreh se “disa kryetarë dhe përfaqësues dhomash tregtish kanë qenë kundër luftës ndaj informalitetit, pra kundër formalizimit të ekonomisë”.

Ai gjithashtu tha se këta përfaqësues dhomash tregtish të huaja flasin për investitorë të huaj që largohen nga Shqipëria, duke iu referuar “Bankers Petroleoum” dhe koncesionarit të aeroportit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka patur gjermanë në aeroportin e Rinasit. Se dëgjoj që flasin ikën gjermanët. Nuk pasur gjermanë. Ata kanë ikur me kohë. Po këta përfaqësues dhomash thonë se po ikën Bankers­i. Ai s’ka ikur thjesht po shitet. Por ne s’mund të lejojmë kompani me dy bilance, një për bankat dhe një për tatimet. Çdo kompani duhet të paguajë taksat”, tha Rama.

Ai më pas foli dhe mbrojti sistemin e taksës progresive që qeveria e tij ka aplikuar që prej vitit 2013.

ME TE LEXUARAT