Ja 6 arsye përse qershitë i bëjnë mirë shëndetit

Soft

Qershi-480x360Qershitë janë duke fituar një reputacion të cilin nuk e kanë pasur më herët. Për fat të mirë, edhe pak kohë dhe do të jemi në sezonin e qershive edhe në vendin tonë është një mundësi e mirë që të kontribuojmë pozitivisht në shëndetin tonë përmes konsumit të tyre.

Për ju kemi sjellur 6 të mirat shëndetësore që qershia i sjellë trupit tonë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reduktojnë presionin e gjakut:

Një studim i ri i publikuar ka treguar se lëngu i qershisë është më efektiv në uljen e presionit të gjakut sesa medikamentet. Nëse ju pini 60 ml lëng qershie të holluar me ujë, presioni i gjakut do të ulet për 7 % brenda tri orëve. Kaq mjafton për të ulur rrezikun e një sulmi në zemër për 38% dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve tjera të zemrës për 23%.

Reduktojnë inflamacionin (pezmatimin):

Qershitë përmbajnë 2 komponime të fuqishme që janë antocianina dhe flavonoidi dhe shkencëtarët kanë gjetur se qershitë ndikojnë pozitivisht tek pezmatimet kronike.

Janë burim i mirë i vitaminës C:

Nëse ju konsumoni 150 gr qershi, do të thotë se ju keni plotësuar 25 % e dozës së rekomanduar të vitaminës C në bazë ditore.

Stimulon funksionin e trurit:

Dëshironi të jeni gjithmonë të fokusuar? Atëherë hani qershi, shkencëtarët kanë pohuar se qershitë gjithashtu zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të trurit.

Janë relaksuese fantastike:

Qershitë mund të zvogëlojnë dëmin dhe dhimbjen e muskujve pas një dite me ushtrime në palestër. Kjo është për shkak se qershitë janë anti-inflamator dhe anti-oksidant të fuqishëm.

Ndihmojnë të bëni gjumë të mirë:

Qershitë janë burim natyror i melatonines, një hormon që rregullon kontrollin e gjumit dhe një studim i fundit ka treguar se lëngu i qershisë ndikon tej mase pozitivisht tek të rriturit me probleme të pagjumësisë.

Një grusht me qershi të shijon shumë dhe ndikon në mënyrë të përkryer në trupin tuaj. Por, nëse dëshironi që të ndjeni fuqinë e anti-oksidantëve dhe përbërësve tjerë të mrekullueshëm atëherë një gotë me lëng qershie në mëngjes, në mesditë e në mbrëmje do të ishte zgjidhja juaj./lajmi.net

ME TE LEXUARAT