Frikëson Putin: S'kemi rrugë tjetër përveç hakmarrjes ndaj SHBA!

Bota

putin-avionMoska nuk ka zgjidhje tjetër përpos të hakmerret kundër mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, kështu ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin i bëri këto komentet mbrëmë gjatë vizitës në Athinë të Greqisë, ku ai, gjithashtu, ka tërhequr vërejtjen se prania e elementeve të mburojës në Rumani dhe Poloni do të krijojnë situatë që njerëzit atje të jetojnë në rrezik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Putin, i cili nuk ka specifikuar se si do të hakmerrej Rusia ndaj mbrojtjes raketore, ka insistuar më tutje se Moska nuk po e ndërmerr hapin e parë, por vetëm po u përgjigjet lëvizjeve të Uashingtonit.

Moska ka kohë të gjatë që thotë se krijimi i sistemit mbrojtës raketor të Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore paraqet rrezik për sigurinë e Rusisë.

Uashingtoni, në anën tjetër, ka përsëritur disa herë se sistemet do t’i mbrojnë anëtarët e NATO-s nga raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi, posaçërisht nga shtetet e papërgjegjshme në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, punimet për seksionin verior të mburojës raketore mbrojtëse amerikane kanë filluar më 13 maj në Poloni, ndërkaq në Rumani kanë filluar vetëm një ditë më herët.

Për më tepër ky sistem do të bëhet tërësisht operacional në vitin 2018.

ME TE LEXUARAT