Publikohen pamjet e operacionit, drogë nga Toka e Shqiponjave, 31 shqiptarë në pranga

Aktualitet

Policia italine dhe mediat atje kane publikuar video nga aksioni i arrestimit te shtetasve shqiptare te akuzuar per trafikim droge.

Mengjesin e sotem mediat e vendit fqinj njoftuan se Policia e Milanos në Itali ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, duke arrestuar edhe 38 persona. Nga të arrestuarit 31 janë shtetas shqiptarë, 5 janë marokenë dhe 2 tunizianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë. Po ashtu të arrestuarve iu kapën edhe 300 mijë euro.

Operacioni u krye nga policia e komandës provinciale në Milano në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e anti-drogës.

“Ishte një bande e cila në muajt e fundit kanë sjellë në Itali një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në periudha të ndryshem. Keto rezultate janë arritur falë bashkëpunimit të policisë italiane dhe asaj shqiptare”, tha policia e Milanos në një videokonferencë që u transmetua edhe në vendin tonë.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës nga “Toka e Shqiponjave”

Policia ka mundur të identifikojë furnizuesit shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre, të cilët mbanin drogën në makina që i kishin modifikuar posaçërisht për transport.

Gjithashtu zbuluan personat shqiptarë të cilët jetonin në Itali dhe që merrnin në zotërim lëndën narkotike, si dhe rrjetin e tyre shpërndarës në shitjen e saj me pakicë, i përbërë kryesisht nga shtetas marokenë e tunizianë.

Ky operacion policor përfunoi pasi policia italiane mundi të identifikoj dhe personat që më pas kishin për detyrë të tansportonin nga Itali në Shqipëri shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës. Ky transport i parave kryhej me anë të kamionëve apo me autobuza të linjës Itali- Shqipëri.

ME TE LEXUARAT