Presidenti i Francës i jep Ismail Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në “Élysée”

Aktualitet

kadare-francePresidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo eshtë një ngjarje e rrallë, ku vetë Presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.

Duket se ky është një nderim i veçantë që i bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë i vetmi që do të marrë çmimin.

Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

Mësohet se në ceremoni do të ketë edhe personalitete nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama gjate fjales ne Asamblene Parlamentare te NATO-s ne Tirane konfirmoi se do te udhetoje ne France per te marre pjese ne ceremonine e nderimit e shkrimtarit Ismail Kadare.

ME TE LEXUARAT