Zbulohet sms, ja me cilin politikan është i lidhur "Escobari i Ballkanit"

Aktualitet

klement-baliliPolicia e gjithë Europës është duke ndjekur Kelmend Balilin, zyrtarin shqiptar që njihet me emrin edhe si “Escobari i Ballkanit”, ndërsa një denoncim ka ardhur sërish për lidhjet e tij me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku tregohet se Rama ka takuar dhe ngrënë një darkë me vëllain e Balilit, të cilit më pas i ka dhënë me koncesion edhe peshkimin në liqenin e Butrintit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lidhjet e Ramës me Edeskobarin, darkën e tij me vëllain e Balilit në restorant “Livia” në Butrint, dhënien nga Rama me koncesion të Butrintit dhe Peshkimit, Tore Balilit, vëllait të Klement Balilit”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

“Përshëndetje doktor, ju keni të drejtë, Edvin Rama është mik i afërt i Tore Balilit vëllait të Eskobarit kam qenë prezent në një darkë të Ramës me vëllain e Eskobarit në restorant Livia në Butrint. Në këtë darkë ishin dhe Koçua dhe kryetarja e bashkisë Konispolit dhe dy të tjerë. Pas darkës Edvini kaloj edhe disa orë orgji në hotel me ……

Vëllai i tij Tore Balili ka marrë me koncesion Butrintin edhe peshkimin”.

ME TE LEXUARAT